Newcastle United është në kërkim të një trajneri të ri. Pas shkarkimit të Steve Bruce klubi anglez është duke e kërkuar zëvendësuesin.

Pronarët e rinj të klubit janë duke e monitoruar situatën e Gennaro Gattusos. Trajneri italian është i papunë që prej largimit nga Napoli.

Klubi anglez thuhet se do ta kontaktojë 43-vjeçarin dhe do të nisë bisedimet për ta bindur të marrë drejtimin e ekipit nga Premier League.