Skena të dyshimta vijnë në Kupa e Rumanisë. Buzau ka mposhtur me shifrat 3-0 Dunarea Calarasi-n, por hije të forta dyshimi janë hedhur në momentin e golit të fundit.

Në minutën e 78, Kanda godet topin drejt portës, ndërsa mbrojtësi Marius Leca pati gjithë mundësinë për ta larguar pranë vijës fatale. Por diçka e tillë nuk ndodhi.

Futbollisti në fjalë ngre këmbën dhe e lë topin të hyjë drejt rrjetës. Një veprim ky që më tepër i ngjason një aktrimi të dobët se sa një tentative për të shpëtuar skuadrën në pësimi i golit të tretë.

Buzau kalon kështu fazën e 1/8-ve të Kupës së Rumanisë dhe shkon në raundin pasardhës.

https://www.youtube.com/watch?v=qVLMCc_TPEs