Kohë të vështira për futbollin. Ky vit duket se ka raste të shtuara me probleme shëndetësore të futbollistëve, sidomos me ato të zemrës.
Pamjet e Christian Eriksen në Euro 2020 tronditën të gjithë opinionin, ndërsa sot është përsëritur e njëjta situatë në Norvegji në kategorinë e dytë në ndeshjen Sognal-Strojdals.
Pas 12 minutave lojë, kur vendasit po kryesonin 1-0, Emil Palsson u rrëzua pa ndjenja në fushë me arbitrin që ndërpreu menjëherë ndeshjen.
Siç bëhet e ditur, për 10 minuta lojtarit islandez iu dha ndihma e shpejtë në fushë e më pas u dërgua në spitalin e Haukeland.
Ndihma e parë mësohet se ka bërë mesazh kardiak për 28-vjeçarin i cili po lufton për jetën ndërsa ndeshja u anulua përfundimisht.





