Dy koka skulpturash të perëndive të Olimpit të antikitetit janë gjetur ditët e fundit në qytetin historik të Aizanoi, në Turqinë qendrore. Bëhet fjalë për kokën e zotit të verës Dionisit dhe të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.    

Trupi i tyre ishte zbuluar vite më parë, por kokat mungonin. Nuk dihet ende sesi, por ato u gjetën në një zonë plot baltë që dikur, ndoshta 5 mijë vjet më parë, kishte qenë një përrua.  

Arkeologët flasin për dy veprat artistike duke i cilësuar si një bukuri që lë pafjalë, por më shumë se vlerësimi i tyre, flasin vetë pamjet e zbulimit, dhe kontrasti midis së bukurës mijëvjeçare dhe ambientit përreth.