Prindër kini kujdes!
Shumë kanale në “YouTube”, që janë shumë të pëlqyera nga fëmijët e vegjël, “po i influencojnë ata me reklama për pije me sheqer dhe ushqime të pashëndetshme.”
Ky është përfundimi i një studimi të ri të botuar të hënën në revistën “Pediatrics”.
Autorët e studimit analizuan mbi 400 video në “YouTube” që shfaqin të ashtuquajturit “influencera të fëmijëve” – fëmijë me ndjekje të mëdha të mediave sociale, të cilët luajnë në video duke treguar lodrat, duke hapur dhurata dhe duke luajtur lojëra.
Rreth 90 për qind e ushqimeve të paraqitura në videot në “YouTube” ishin artikuj jo të shëndetshëm, si “milkshakes”, patate të skuqura, pije freskuese dhe hamburgerë djathi të stampuar me logot e ushqimit të shpejtë.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre ishin shqetësuese sepse “YouTube” është një destinacion i popullarizuar për të vegjëlit dhe adoleshentët.
Afërsisht 80 përqind e prindërve me fëmijë 11 vjeç ose më të vegjël thonë se i lënë fëmijët e tyre të shikojnë “YouTube” dhe 35 përqind thonë se fëmijët e tyre e bëjnë këtë gjë rregullisht.
Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj marketingut. Studimet tregojnë se fëmijët nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis reklamave dhe karikaturave deri në moshën 8 ose 9 vjeç dhe ka më shumë të ngjarë të preferojnë ushqime dhe pije jo të shëndetshme pasi të kenë parë reklama për to.
Ekspertët thonë se nuk është vetëm një çështje reklame, por një shqetësim i shëndetit publik.
Shkalla e mbipeshës tek fëmijët është rritur shumë sidomos gjatë viteve të fundit.
Kur shikojnë këto video dhe fëmijët pretendojnë të pjekin gjëra në kuzhinë ose të hapin dhurata, por në të vërtetë është thjesht një peizazh tepër i larmishëm i promovimit për këto produkte të pashëndetshme.
Prindërit shumë të zënë mund t’i hedhin një vështrim tek ata dhe të mendojnë se është thjesht një fëmijë i lezetshëm që flet me entuziazëm për ndonjë produkt dhe nuk e kupton që shpesh është pjesë e një strategjie të qëllimshme për t’i nxitur fëmijët e tyre të ngazëllehen për lodrat, ose në rastin tjetër më të keq, të preferojnë ushqim jo të shëndetshëm.





