Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas deklaratave të ashpra të një dite më pare të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Mitsotakis u shpreh se çmenduria nuk I çon askund.
“Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon kërcënime, nuk kërcënohet, nuk shantazhohet nga askush. Mendoj se ka qenë një retorikë, shpërthim i momentin, pasi kam dëgjuar edhe më parë deklarata që “nuk do të flasim”, pastaj “do të flasim”, apo “mund të flasim” ”– tha ai.
Kreu i qeverisë greke theksoi se për momentin kushtet janë ende të papjekura për një takim të tillë. Kryeministri u shpreh se Greqia është anëtare e BE-së dhe ka Evropën me vete.
Erdogan në një fjalim të mbajtur dje para grupit të tij parlamentar tha:
“Bëra një deklaratë që mund të takohemi me Mitsotakis. Bëra këtë deklaratë dhe pashë që Mistotakis po më provokon. Kur më provokon, si mund të takoj. Ti duhet të njohësh më së pari kufijtë e tu. Nëse vërtet do paqe, mos më provoko. Ju uleni në tryezë dhe pastaj ngriheni e largoheni.
“Ju do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve”.
Deklaratat e presidentit turk u bënë gjatë një konference me partinë e tij, ku Erdogan foli mbi zgjidhjen e situatës të qipriotëve në Turqi. Ankaraja ka kërkuar nga Athina që të bëjë çmilitarizimin e 16 ishujt grekë.
Greqia dhe Turqia u ulën pas 5 vitesh në tryezën e bisedimeve në 25 janar.





