Debati i ashpër mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid thuhet se ka ndodhur pasi ajo ‘hyri’ në shtëpinë e tij dhe Gigi-t në Pensilvani, pa trokitur.

Këngëtari dyshohet se e shtyu Yolandën në një komodinë dhe e quajti atë ‘zuskë’ muajin e kaluar, pasi ishte i mërzitur që ajo ‘po sillej sikur shtëpia të ishte e saj dhe duke injoruar pozicionin e tij si partneri i Gigi-i dhe si babai i mbesës së saj.

Një burim tha për TMZ se: “Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e tij duke u sjellë sikur të ishte në pronën e vet. Kjo gjë është shqetësuese për Zayn pasi ai priret të punojë natën dhe të flejë për një pjesë të ditës”.

Për më tepër, burimi i brendshëm vuri në dukje se bisedat për privatësinë e vajzës së tij ishin një ‘burim i vazhdueshëm konflikti’.

Përditësimi vjen më pak se 24 orë pasi Us Weekly zbuloi se Gigi u takua me avokatët e saj javën e kaluar, për të diskutuar çështjet e kujdestarisë.

Burimi shton se Zayn, 28 vjeç, ‘do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj’, por ajo e sheh grindjen e supozuar mes tij dhe nënës së saj Yolanda ‘shqetësuese’.

Gigi, thuhet se po bën më të mirën për të qenë bashkë-prindëruese me Zayn. Ata janë duke u fokusuar tek fëmija i tyre i vetëm. Një burim i afërt me Gigi-n tha për People se: ‘Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi e ka bërë të qartë se vajza ka nevojë për babin e saj.”