Sherri mes Jasmin Kadriu  dhe Andi Artani nuk ka ndërmend të ndalojë. Së fundmi, bukuroshja Jasmina ka ofenduar publikisht Andin pasi ai nuk ka marrë pjesë në ditëlindjen e saj, pak ditë më parë, dhe si duket as nuk e ka uruar.

Jasmina sot zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për Andin.

Pyetje: Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?

Jasmina: Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë.

Pyetje: A mendoje se do vinte te ditëlindja jote?

Jasmina: Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë të larë.