Ardit Çuni i eleminuari i fundit nga Big Brother VIP duket se nuk i ka dalë akoma inati, me miken e tij Fifin e cila ndikoi direkt në daljen e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Çuni deklaroi se veprimi I Fifit e cila për të shpëtuar Granitin, e zëvëndësoi atë me Donaldin përballë tij, ishte një pafytyrësi.
“Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë. Nuk mund ta bënte në fillim.,- u shpreh ai për Fifin.
Përsa i përket Beniadës, Arditit i mungon shumë dhe nuk e priste reagimin e saj pas daljes së tij.
Do doja që ti thoja që më ka marrë shumë malli. Nuk e prisja që do të mërzitej aq shumë. Madje u shqetësova dhe kur dola i thashë Arbanës se çfarë ndodhi me Beniadën. E kemi lënë që do njihemi jashtë. Këto ditë po shmang video të postuara mes meje dhe Beniadës që kanë një muzikë trishtuese dhe po mundohem t’i shmang.