Aktori Paul Rudd është vlerësuar me titullin “Burri më seksi në botë”. 52-vjeçari i ka pranuar të gjitha komentet për veten, përfshirë i sjellshëm, i dashur, punëtor, por “seksi”, siç thotë ai, është pak jashtë natyrës së tij.

Unë jam i vetëdijshëm që kur njerëzit ta dëgjojnë këtë, do të thonë ‘Çfarë?!’. Kjo nuk është një përulësi false. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë titull para meje.“- tha aktori për “People”, i cili ishte imazhi i kopertinës së kësaj jave.

Një shmangie e tillë modeste, e shoqëruar me ata sy të mrekullueshëm të gjelbër dhe buzëqeshje të lehtë, është pikërisht arsyeja pse audienca ka rënë në dashuri me Rudd gjatë viteve, shkruan “People”.

Pavarësisht vlerës që ka ky titull, Rudd këmbëngul se është më i lumtur në shtëpi me gruan e tij prej 18 vitesh, Julie, e cila është 53 vjeç, dhe me fëmijët e tyre, Jack, 17 vjeç dhe Darby, 12 vjeç.

Kur mendoj për veten time, e mendoj si bashkëshort dhe baba. Unë thjesht dua të rri me familjen time kur nuk jam duke punuar. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë të bëj.“,- tha aktori.

Gruaja e Rudd ishte e vetmja së cilës ai i tregoi para kohe për titullin e ri.

Ajo u habit. Por mund ta merrni me mend se u gëzua shumë. Pas një buzëqeshjeje dhe tronditjeje, ajo tha ‘Oh, ata e paskan kuptuar mirë se çfarë është ky titull’. Ajo ndoshta nuk po thoshte të vërtetën…”,- tha Rudd.

Tani që ai është zyrtarisht seksi, Rudd parashikon që jeta e tij do të ndryshojë “shumë”.