Paris Hilton u martua dje me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni ekstravagante në Bel Air duke i dhënë fund (në dukje) listës së gjatë të romancave me emra të shumëllojshëm.

Një prej të ftuarave të saj ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha që shfaqte format e bëshme në një fustan elegant blu, me një çarje dramatike të poshtme.

Bebe mori shumë vëmendje me veshjen e saj të kapur në brez dhe më një bisht mahnitës blu.

Kantautorja kishte veshur gjithashtu një palë këpucë të përshtatura me fustanin dhe kishte një varëse qafe që i binte në hapjen e gjoksit.

Këngëtarja e hitit “Break My Heart” shtonte bukurinë me flokët biondë, të stiluara me disa onde në fund.

Bebe kishte me vete të dashurin e saj Keyan Safyari, i cili ishte veshur me kostum dhe bisedonte me partneren e tij “popstar”.