Nga 1800 shqiptarë të anketuar, në një studim të realizuar nga Këshilli i Europës në bashkëpunim me komisionerin për mbrojtjen nga diskriminimi, ka rezultuar se 60% e tyre jo vetëm që e njohin gjuhën e urrejtjes por edhe e kanë përjetuar personalisht atë.
Nëse në kohën e komunizmit shqiptarët shprehnin gjuhën e urrejtjes nëpërmjet fletërrufeve, në ditët e sotme platforma që shërben për ‘shkarkimin’ e ndjenjave të tyre janë rrjetet sociale.
Motivet që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes sipas studimit në nivel kombëtar janë varfëria, opinioni politik, etnia apo raca. Blogerja Ditea Berisha tregon se nuk është e lehtë të jetosh në periudhën e instagramit, teksa përballesh me gjuhën e urrejtjes.
Marrë nga Top Channel