Dy ditë më parë moderatorja Roza Lati ishte e ftuar në emisionin “Expuls”, nuk e kurseu një thumb për Bieta Sulon, për të cilën u shpreh:

“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.”

Kjo deklaratë e saj nuk i ka shpëtuar Bietës. Moderatorja i ka kthyer një përgjigje indirekte sot në hyrje të “Ftesë në 5”.

“Sukses i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz, të cilët kanë qenë protagonistë në këtë emison në  ‘Ftese ne 5’, vazhdojnë dhe jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive edhe 6 muaj ose në qoftë se kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë ndjej nga zemra të them: Faleminderit”, është shprehur Bieta.

Kujtojmë se fiks 6 muaj kanë kaluar që nga koha kur Roza ishte e ftuar në këtë emision, ku tha se ishte ndjerë e ofenduar nga Bieta. Gjithçka nisi kur moderatorja e pyeti “Do t’i biesh dikujt në sy?”, teksa po flisnin për fotot e saj me të brendshme.