Një suprizë e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, një parashutë me dy persona është afruar përreth tyre.

Njëri nga personat ishte vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj, i cili mbante një baner ku shkruhej “La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi e ka të bërë tatuazh në gjoks.

Duke mos zbritur në tokë, parashuta qëndroi afër tyre për disa minuta, duke e emocionuar Donaldin, i cili është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpi, mbi një muaj më parë.

“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie.

Që nga hyrja në shtëpi, me personat nga jashtë Donaldi deri tani është takuar vetëm me prezantuesen Bora Zemani, me të cilën pas disa vitesh lidhje, ishte ndarë kur hyri në shtëpi, ndërsa bën një takim romantik dhe plotë emocione në një nga spektaklet e Big Brother VIP.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte mbahet spektakli i radhës javor, ku pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar.