Djali 9-vjeçar që u plagos në Festivalin Astroworld ndërroi jetë të dielën, sipas avokatit të familjes Ben Crump.

Numri i të vdekurve nga koncerti kaotik tani është 10. Shërbimet funerale për disa prej viktimave filluan gjatë fundjavës, ndërsa dhjetëra padi janë ngritur mbi tragjedinë.

Djali, i identifikuar si Ezra Blount nga familja e tij, kishte qenë në gjendje kome, në një përpjekje për të kapërcyer traumën e trurit, dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave, sipas një deklarate nga Crump.

Që nga dita e ngjarjes tragjike, një burim shprehet se reperi është në gjëndje “shoku” dhe se mbështetja e vetme tani është partnerja, Kylie Jenner.

“Travis është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave dhe po përpiqet në maksimum për t’i ndihmuar ata”– tha një burim konfidencial pranë familjarëve.