Nëpërmjet një televotimi, publiku pati mundësinë të zgjidhte gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother, të preferuarin e tij.
Me shumicë votash, banori që zyrtarisht e fiton këtë status është Ilir Shaqiri, i cili ishte dhe i shpëtuari i publikut nga nominimi së bashku me Sabianin.
Nga ana tjetër, me numrin më të vogël të votave rezulton të jetë Kledi dhe Semi, që së bashku me banorët e tjerë janë në nominim gjatë kësaj jave.
Ky rezultat duket se ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime mes banorëve, ndërkohë që Ilir u ccua në këmbë për të falenderuar të gjithë votuesit e tij.