Jeff Bezos është bërë temë diskutimi së fundmi, pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi. Themeluesi i “Amazon” dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, shkuan në “Pacific Design Center” (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.), për një event bamirësie.

Por shuma që ai vendosi të dhuronte nuk u mirëprit nga të pranishmit, sipas “Page Six”.

Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka. Por nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë.”,- tha një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë.

Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion,”- thanë të pranishmit.

Kujtojmë që Bezos fiton rreth 142,667 dollarë në minutë.