Në shtëpinë e “Big Brother” tashmë aleancat dhe miqësitë janë krijuar mes banorëve. Së fundmi ka qenë Semi dhe Beniada të cilat kanë zhvilluar një bisedë me njëra-tjetrën ku kanë komentuar sjelljet dhe strategjitë që secili prej banorëve ka zgjedhur që të ndjekë.
Vajzat veçanërisht u ndalën te Fifi ku Semi tregoi se informacione që ajo di për jetën e këngëtares mund të jenë shkatërruese nëse ajo vendos që ti tregojë.
‘’Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- tha ajo.
Semi shtoi se çdo veprim dhe sjellje e saj ka ardhur si rezultat i faktit se nuk ka dashur të mërzisë shumë prej banorëve.
‘’Unë nuk jam budallaçkë, nuk jam. Thjesht nuk dua të mërzish shumë persona’’,- shtoi ajo.
Kujtojmë se konflikti mes Semit dhe Fifit u sheshua dhe të dyja vajzat kanë bërë paqe.
Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje.
Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.
Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.