Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sqaruar debatin që pati në Kuvend me socialistin Erion Braçe. Ai tha se e gjitha nisi pas pyetjes që i bëri lidhur me daljen e përgjimeve të zëvendëskryeministrit në hetimet për biznesmenin Rezart Taçi.
Salianji u shpreh se ato pamje nuk janë normale dhe që nderojnë, por deklaroi se politikanët duhet të japin llogari për të gjitha përgjegjësitë e tyre në raport me qeverisjen dhe qytetarët. Salianji i bëri thirrje SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund kësaj.
“Unë kisha vetëm një pyetje: A je ti zv/kryeministri? Kaq. Pse i djeg. Përgjimi është i tetorit, por paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zv.kryeministri apo është zv. kryeministri aktual që tha zotëria janë të po të njëjtës qeveri. Ai më faktoi atë që unë pyeta. Unë e gjeta kush është zv/kryeministri. Është të paktën ky aktuali”, u shpreh deputeti i PD-se.
Pjese nga intervista
Ervin Salianji: Kjo nuk është një pamje normale dhe që nderon. Nga ana tjetër është një revoltë e imja, një pa përmbajtje për shkak të elementëve të padrejtësisë që politikanë hipokritë kanë 30 vite që merren vetëm me këtë punë. Pasi vjedhin, pasi zhvasin, pasi pyeten dhe duhet të japin llogari për gjithë përgjegjësitë e tyre në raport me qeverisjen apo me përfaqësimin që kanë nga qytetarët tentojnë që pyetjeve normale ti përgjigjen në gjuhë rrugaçërore dhe i jam përgjigjur proporcionalisht.
Ka vend për ndjesë?
Ervin Salianji: Nuk është kjo ajo që unë dua të bëj, por do të jetë kjo që do të bëj në çdo rast kur do të duhet të jetë në mënyrë proporcionale.
Nuk mundet që njerëz që abuzojnë në mënyrë të tmerrshme dhe i nxijnë jetën qytetarëve të tregojnë prepotencë edhe ndaj opozitës.
Unë kisha vetëm një pyetje: A je ti zv/kryeministri? Kaq. Pse i djeg. Përgjimi është i tetorit, por paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zv.kryeministri apo është zv. kryeministri aktual që tha zotëria janë të po të njëjtës qeveri. Ai më faktoi atë që unë pyeta. Unë e gjeta kush është zv/kryeministri. Është të paktën ky aktuali.
SPAK duhet ti shkojë deri në fund për të parë nëse njerëz të mafias italiane janë jo vetëm të përfshirë në Shqipëri, por kanë kapur dy drejtues të lartë të qeverisë, zv/kryeministrin dhe drejtorin e pastrimit të parave.





