Genta Ismajli dhe partneri i saj Usta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmet për pritjen e ëmbël, prej muajsh kanë nisur të qarkullojnë në media, por Genta ka zgjedhur që të gjithë periudhën e pritjes së ëmbël ta shijojë në privatësi të plotë dhe larg kureshtjes së ndjekësve të saj.
Lajmin e ëmbël, çifti e ka ndarë pak kohë më parë me një video në rrjetet sociale. Ndërsa sot, në ditët e fundit të shtatzënisë, Genta dhe Usta kanë zyrtarizuar pritjen e binjakëve të tyre me një set fotosh të ëmbla e të bardha.
“Faleminderit Zot”, – shkruan Genta në statusin e saj të ëmbël që ka ndarë me të gjithë ndjekësit, e lumtur për fazën e re që po i vjen në jetë.
Ende këngëtarja nuk ka zbuluar gjininë e fëmijëve, por burime pranë çiftit kanë thënë se së shpejti do të vijnë në jetë një vajzë dhe një djalë.