Humb jetën i aksidentuari pasditen e sotme në Xhafzotaj, policia e Durrësit arreston 21-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”,- njofton policia.
Më herët gjatë ditës, policia beri te ditur se “shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”. Përplasja e fortë ka rezultuar shumë e rëndë për 62-vjeçarin, i cili nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën disa orë më vonë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.





