Ditën e sotme, ministrja Edona Bilali, i është bashkuar aksionit “Për një Shqipëri të Pastër”. Por, siҫ shihet edhe në pamje që ajo i ka postuar në rrjete sociale, Bilali është përballur me një të papritur, ku qytetarët kanë hedhur mbeturinat poshtë dritares, duke e detyruar Ministren t’i pastrojë ato.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues, për qytetarët që e ndotin ambientin, duke i hedhur plehrat vend e pa vend.
Në video, Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali duket teksa pastron poshtë pallatit, kur një djalë hedh qesen me plehra.
Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: “edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja”, shprehet ajo.





