Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se ditën e nesërme do të mbajë “Foltoren” e radhës me demokratët në qytetin e Burrelit.
Berisha fton që të gjithë demokratët t`i bashkohen, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të vijë fitorja.
“Njoftim! Neser diten e marte me daten 23 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures ‘Shefqet Doda’ te qytetit te Burrelit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Matit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij.





