Presidenti i vendit Ilir Meta, ka njoftuar se do të mbajë pasditen e sotme një konferencë me gazetarët.
Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë kreu i shtetit, ndërsa është parashikuar që konferenca të nisë në orën 17:30 në ambientet e Presidencës.
“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.”, njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Metës për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit.





