Amarda Toska ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel për të ndarë me publikun detajet nga jeta e saj familjare dhe karriera.

Mes të tjerave, Ami është pyetur nga vajzat nëse do të bëjë një dasmë të dytë me Ermalin dhe se çfarë do të ndryshonte nëse do të realizonte dasmën e saj tani.

Ajo tregoi se para 11-vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë. Por ama ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15-vjetorin e martesës, sepse tashmë i pëlqen fakti që pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.