Pas shumë debatesh, Kristina konkurrentja e “T’Ka Mami Yll” sëbashku me mamanë e saj Klaritën, vendosën të thonë të vërteta e tyre në një intervistë për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi.
Kristina është një ndër kërcimtaret e vogla më të pëlqyera, por një pjesë të vëmendjes e ka marrë mamaja e saj e cila është bërë protagoniste e disa diskutimeve. Të lumtura që janë pjesë e një produksioni kaq të madh, ato rrëfejnë se “intrigat nisin nga mamatë” dhe shpesh herë hidhen edhe hipoteza nga bisedat e bëra jashtë kamerave të cilat transmetohen ne programin e përjavshëm.
“Mund më dhemb fakti që përgojojnë një fëmijë 13 vjeç. Nuk pendohem për fjalët që kam thënë sepse e kam mbrojtur Kristinën ashtu siç duhet. Unë nuk mund të akuzojë fëmijët, ata janë të pafajshëm. Normale që nënat bëjnë intriga.” – shpreh Klarita për të gjitha rastet kur është detyruar të ngrejë zërin, por duke i mëshuar faktit se pjesëmarrja e Kristinës në reality show është eksperiencë e vlefshme për tërë jetën.
“Nuk është gjë e mirë që unë të shohë mamin tim me lot në sy, që qan për mua, për ofendimet që i bëjnë. E akuzojnë se gënjen për profesionin dhe flasin për mua prapa krahëve. Kjo gjë nuk më pëlqen.” – tha e vogla Kristina teksa u pyet nga Ermal Peçi se si ndihet kur sheh mamanë në situata të vështira. Kujtojmë se Klarita është akuzuar se ka gënjyer për profesionin e saj kur jetonte në qytetin e Vlorës. Ajo ka shprehu se është ekonomiste, por kjo deklaratë ëshhtë konsideruar mashtrim nga nënat e tjera.
“Ishte gjëja më absurd. Unë po dilja në television, në një reality show, dhe dikush do kishte dalë të thoshte që unë po gënjeja për profesionin tim. Unë nuk dua të më gjykohet jeta, dhe vendos që bisedat t’i bëj para kamerave.” – tha Hoxhaj mbi temën specifike, të cilën shprehu se dëshiron ta hedh pas krahëve.