Këngëtarja Adele së fundmi është larguar nga një prej intervistave te saj 1 milionë dollarëshe.
Gazetari i ‘Channel 7’, Matt Dora pranoi hapur gjatë intervistës se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj. Kjo bëri që ai të pezullohej për dy javë nga drejtuesit e “Seven Network”.
Kompanina diskografike ‘Sony’ e këngëtares refuzoi të lejonte televizionin të transmetonte intervistën si pjesë e paketës së saj prej 1 milion dollarëshe që përfshinte gjithashtu të drejtat e transmetimit të koncertit “One Night Only” të Adele, shkruan The Guardian.
“I thashë kam pasur privilegjin vetëm të dëgjoj ‘Easy on Me’, por jo këngët e tjera. Ishte një mospërfillje, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Më vjen shumë keq!”, tha gazetari.