Bledi Strakosha ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Saied. Balerina ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë,” shkroi miku i saj, gazetari Bledi Strakosha pak çaste më parë.

Ndërsa këngëtarja e njohur Irma Libohova ka zbuluar bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.

Në një postim në Instagram, ajo shprehet se sot është një ditë e trishtë dhe nuk mund ta besojë këtë lajm.

“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua t’a besoj!!”, shkruan Irma.

Moderatorja Rudina Magjistari e konsideron tronditës lajmin për ndarjen nga jeta të Huejdës.

“O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste!”,- shkruan Magjistari.