Hueyda El Sayed ishte e njohur për natyrën e saj karizmatike. Artistja multidimensionale, e cila këtë të martë u nda nga jeta, ka qenë e ftuar herë pas here në emisionet në ekranin e Tv Klan.

Në një nga daljet në emisionin “Rudina”, ajo ka qenë prezente në studio bashkë me djalin e saj, Gabrielin.

Gjatë intervistës, Hueyda përveç të qeshurave që shkaktonte në sallë gjatë bashkëbisedimit me të birin, ndau edhe një moment moment mjaft prekës me të, referuar divorcit.

Hueyda El SayedPër hir të së vërtetës, unë e mbroj shumë Gabrielin, edhe për vetë situatën që kemi përjetuar së bashku, unë e mbroj dhe kam vendosur edhe diçka tjetër, që mos t’i them vetëm “jo, mos e bëj këtë”. Dua që t’ia shpjegoj pse nuk duhet ta bëjë këtë gjë, kur bën një gabim ia shpjegoj. Mund të konsiderohem mama liberale, por ka raste edhe që e ngre zërin, i bërtas. Sigurisht që edhe e kam llastuar shumë, e kam mbrojtur më shumë seç duhet, siç thonë të tjerët, por që Gabrieli ka qenë nga personat e parë që më fshinte lotët kur qaja nga situata që u krijua para dy vjetësh.

Rudina Magjistari: Po më tregoje ai momenti, ishte prekës kur po më tregoje që të ka fshirë lotët Gabrieli, kur ke qenë e trishtuar.

Hueyda El SayedNdoshta edhe kjo është ndierë, përveç faktit që është im bir dhe unë do të jem gjithnjë fansja e do ta mbroj në çdo moment, ka qenë i pari që ka përjetuar dhimbjen tonë në fakt dhe vinte aty e më thoshte: ”Mami mos qaj” dhe më fshinte lotët dhe aty unë qaja akoma më shumë sepse një fëmijë dy vjeç nuk ka të drejtë që të fshijë lotët e mamasë së tij./tvklan.al