Java e 10-të, ose e përkthyer ndryshe ndeshjet e para të fazës së dytë të Kategorisë Superiore do të zhvillohen në tre ditë.Të premten në orën 19:45, do të luhet supersfida e kësaj jave, Partizani-Teuta. Të kuqtë e Ilir Dajës vijnë këtë takim pas barazimit ndaj Laçit dhe duan me doemos kthesën ndërsa Teuta vjen pas ndalesës në barazim kundër Skënderbeut në një ndeshje emocionuese me raste, polemika dhe gola.

Të shtunën do të zhvillohen dy duele në orare të ndryshme. Në orën 16:45, do të luhet Skënderbeu-Tirana, një takim që vlen shumë për të dyja skuadrat, ku bardheblutë e Shehit synojnë ringritjen pas disfatëps që pësuan mbrëmë ndaj Kukësit dhe për të mbajtur vendin e parë, ndërsa korçarët synojnë të dalin nga momenti negativ, por edhe nga fundi i tabelës me një tre pikësh.

Në orën 19:45, do të luhet Vllaznia-Laçi. Shkodranët vijnë pas një fitoreje ndaj Kastriotit, ndërsa kurbinasit pas ndalesës me Partizanin.E diela mbyll javën e 10-të me dy takime të orareve të ndryshme. Në orën 13:45, do të zhviollohet ndeshja Dinamo-Kastrioti. Kryeqytetasit duan të dalin nga ky moment i keq me anë të një fitoreje ndërsa krutanët kërkojnë kthesën.Në orën 16:45, Kukësi do të sfidojë Egnatian. Verilindorët synojnë vendin e parë dhe për këtë i nevojitet fitorja dhe një ndalesë e mundshme e Tiranës ndaj Skënderbeut, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë suksesin pas 3 barazimeve radhazi.