Në bordin e një avioni që fluturonte nga Egjipti në Rusi, një 48-vjeçar ka vrarë veten, e kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët e tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se burri ishte me pushime në Sharm El Sheikh dhe më 23 nëntor do të kthehej në Samara, Rusi.
Pas ngritjes, ai u mbyll në tualetin e avionit, duke kryer aktin e rëndë.
Kur pasagjerët dhe stafi e kuptuan se ai ishte zhdukur për një orë, hapën derën e kabinës dhe e gjetën të varur me një rrip valixheje.
Tre mjekë që ndodheshin në avion janë përpjekur që ta rikthenin në jetë 48-vjeçarin, por ishte shumë vonë.





