Një banesë u dogj plotësisht pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, teksa fatmirësisht ngjarja përfundoi pa persona të lënduar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr në banesë, forcat zjarrfikëse të Durrësit ndërhynë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga veprimet paraprake dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike, por grupi hetimor do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





