Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për 25 prillin, drejtuesi Enkelejd Alibeaj, njoftoi se do të paditen dy bashki, ajo e Tiranës dhe bashkia e Vlorës, të cilat sipas tij nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë dokumentat e kërkuara.
Bëhet fjalë për kërkesën për informacion për punësimet nga 1 janar 2020-31 prill 2021. Ndërsa për bashkinë Tiranë ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për tërmetin.
Nënkryetari i komisionit, socialisti Toni Gogu u shpreh se një pjesë e informacionit të kërkuar ka ardhur, duke theksuar: “Mos u panikoni, shteti është ngritur në këmbë”.





