Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi, është zgjedhur si personi që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

SPAK kërkoi revokimin e vendimit për pushimin e hetimeve, pas kërkesës së familjarvëe të një prej viktimave.

Por pala mbrojtëse e kundërshtoi vendimin, që tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Mediu e kundërshtoi përmes avokatit të tij, duke pretenduar për “cënim të parimit të sigurisë juridike dhe të parimit të gjësë së gjykuar”.