Vijojnë me intensitet punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana”.
Klubi durrsak vendosi në muajin shtator që të vendosë një tapet të ri, pasi ishte shumë i konsumuar.
Aktualisht janë kryer disa procese të rëndësishme, teksa është hedhur edhe rëra si shtresa e fundit që i paraprin vendosjes së barit.
Burime në klub treguan se tapeti i ri pritet të mbërrijë javën e ardhshme dhe të nisë gradualisht shtrimi i tij.
Ka pak shanse që stadiumi të jetë gati brenda këtij viti, pasi në momentin që do të vendoset bari i ri natyral, kërkohen 40 ditë kohë.