Marina dhe Getoar Selimi u bekuan ditën e djeshme me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të bebushes.

Së fundmi çifti kanë publikuar një foto shumë të ëmbël me vajzën e tyre, ku shihen të dy teksa mbajnë dorën e vajzës së porsalindur.

“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”shkruan Marina dhe Geti në postimin e tyre.