Pedofili më famëkeq i Anglisë, i cili ka përdhunuar më shumë se 200 fëmijë, Richard Huckle u përdhunua dhe më pas u vra nga një i burgosur tjetër.

Sipas dyshimeve të prokurorisë i burgosuri Paul Fitzgerald ja ka bërë këtë pedofilit Hucklen në mënyrë që të ndiente të gjitha dhimbjet që u ka shkaktuar rreth 200 fëmijëve që ka përdhunuar.

Hetuesit thanë se Fitzgerald i futi një stilolaps në hundë, një enë kuzhine në anus dhe e mbyti më një litar.

Prokurori Alistair Neil Macdonald tha se futja e një sendi në anusin dhe trurin e Huckle ishte ‘një formë dënimi’ për krimet që ai kishte kryer.

Ai vetë në lidhje me këtë sulm tha se e kreu këtë akt për të marrë hak ndaj sulmeve që ai ka bërë. Fitzgerald tha se sulmi i tij ishte ‘drejtësi poetike’, për ta bërë viktimën e tij të njëjtën “shije”, si ajo që kishin ndierë fëmijët.

Richard Huckle është konsideruar si një nga pedofilat më famëkeq në historinë e Anglisë. Ai ka përdhunuar më shumë se 200 fëmijë, dhe për këto krime është dënuar më shumë se 20 herë. Ai ështe dënuar me burgim të përjetshëm.