Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, kujton plot dhimbje kujton familjet të cilat humbën njerëzit e tyre më të dashur dhe falenderon të gjithë ato vende që ndihmuan Shqipërinë në këtë fatkeqësi.

Ndër të tjera kryeministri shton se qeveria do të vijojë të punojë pa pushim për ti mundësuar një shtëpi të mirë dhe familjes së fundit që u godit nga kjo tragjedi.

Postimi i Ramës:

Mirëmëngjes

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.