Reshjet intesive të shiut të ditës së sotme kanë sjellë përmbytje në rrugët e Durrësit.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, të mbërritura në redaksinë tonë, në lagjen nr.18, pranë stadiumit, uji ka arritur në disa centimetra duke shkaktuar edhe vështirësi në lëvizje.

Situata e përmbytjeve në qytetin e Durrësit është gjithmonë prezente, sa herë që ka reshje shiu të lehta apo të dendura.