Kryeministri Edi Rama është pritur në një vizitë zyrtare në Vatikan nga Papa Françesku.

Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. 

Kreu i qeverisë Shqiptare ndodhet në Selinë e Shenjtë në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.

Kujtojmë që më herët sot ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë përfaqësues të Selisë së Shenjtë.