Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Presidenti i vendit Ilir Meta janë shfaqur sot bashkë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Memorialin “Nëna Shqipëri”. 

Ata kanë kryer homazhe dhe nderime për dëshmorët e rënë për çlirimin e atdheut.

Sipas protokollit, i pari që ka vendosur kurorë me lule ka qenë Presidenti Meta, më pas kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kryeministri Rama dhe të tjerët.

Siç duket ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, vazhdon “lufta e ftohtë” ku të dy kanë zgjedhur të injorojnë njëri-tjetrin.