Kryeministri Edi Rama ka bërë sot hapjen e qarkullimit në “Rrugën e Arbrit”, i cili është pritur me këngë e valle të zonës.
Kjo rrugë, sipas Ramës nga 4 orë që bëhej më parë, tashmë do të zgjasë vetëm 47 minuta.
“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit, *provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shkruan kryeministri.





