Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë “Foltoren” e radhës në vendlindjen e tij, në Tropojë.

Ai u bën thirrje gjithë demokratëve që ta presin më datë 1 dhjetor, për një Parti Demokratike më të fortë dhe më të bashkuar.

“Neser diten e merkur me daten 1 dhjetor, ne ora 16:30 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Bajram Currit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Tropojes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.