Rafaela Rica dhe Altin Hazizaj ishin sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku ndanë momentet e tyre të fundit në komunikim me Hueyda El Sayed. 

Gjatë rrefimeve të dy u ndalën në energjinë e madhe e pozitive që ajo kishte, sa asnjëherë nuk fliste keq apo të shpërndante një energji jo të mirë.

Përkundrazi, sipas tyre, ajo ishte në ndihmë të njerëzve dhe shpesh herë buzëqeshja e saj fshihte problemet e saj, duke i dhënë forcë për ta dashur jetën. 

Të dy u ndalën edhe në sfidën e ndarjes nga ish-bashkëshorti, ku përsëri ajo gjeti forcën për të vazhduar.

“Ish bashkëshorti i kishte thënë që ke vetëm një javë, merr fëmijën, merr rrobat dhe dil e gjej një shtëpi ose jeto në rrugë. Mendo që ke një person që ke ndarë jetën tënde me vite të tëra, ke një fëmijë me të, dhe të trajton me një situatë surreale. Në atë moment as nuk e shau ish-bashkëshortin që ishte shumë legjitime ta shante mes miqve”, tregoi Altini për mirësinë që ajo mbante në shpirt.

“Edhe pse sapo kishte kaluar një divorc, ku ishte disi e lënduar. Por prapë me shpirtin e saj plot energji pozitive nuk foli asnjëherë asnjë fjalë të keqe për askënd”, tha Rafaela.