Për këtë vit 5 mijë lekë do jetë shpërblimi për të gjitha kategoritë e pensionistëve për festat e fundvitit.
3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë persona.
Nga ky bonus që qeveria ka vendosur të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë. Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj. Të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.