Për virologun Arnaldo Caruso, Presidenti i Shoqatës së Virologëve në Itali, varianti i ri mund të jetë fillimi i një marrëdhënieje paqësore midis njeriut dhe koronavirusit.
“Gjatë një konference të përbashkët në Shoqatën e Virologëve ne folëm për variantin e ri, bazuar në sqarimet e presidentes së Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, Angelique Coetzee duke parë situatën në vendin ku ajo punon dhe monitorimet e mikrobiologes Andrea Crisanti. Mjekët thanë se varianti Omicron është shqetësues, por mund të të jetë fillimi i fundit të pandemisë”, shtoi Caruso.
Sipas ekspertëve ky skenar mendohet të ndodh sepse transmetueshmëria shumë e lartë dhe simptomat krejtësisht të buta, mund të nënkuptojnë se virusi dhe njerëzit mund të bashkëjtojnë.
Caruso, shpjegon se virusi ka një ‘inteligjencë’ mund të jetë fillimi i fazës së pritur nga komuniteti shkencor në mbarë botën: një marrëdhënie paqësore midis njeriut dhe koronavirusit.
“Nëse vërtetohet se varianti i ri se është më i transmetueshëm, por më pak agresiv mund të jetë përshtatja e Sars-CoV-2 që prisnim. Skenari duket realist për ata që dinë historinë e të gjitha infeksioneve virale, veçanërisht të infeksioneve të frymëmarrjes. Këto viruse shpërthejnë në mënyrë të habitshme, pastaj ngadalë virusi përshtatet”, shpjegon Caruso.
Caruso shpjegon se në këtë fazë virusi jep pak simptoma ose edhe aspak, e kështu një virus ka mundësinë të transmetohet vetë, të vazhdojë rrjedhën e tij dhe të mbizotërojë në formën e tij më ngjitëse, më të shpejtë se të gjitha variantet e rejapor më i butë në organizëm.
Ndoshta kjo është ajo që po ndodh, “edhe nëse deri më sot të dhënat e disponueshme janë të pakta dhe sipas virologëve italianë gjithçka mbetet për t’u verifikuar dhe kuptuar”.
Ata shpjegojnë se për të vërtetuar këtë gjë ekspertët në mbarë botën nuk duhet të shohin vetëm proteinën e virusit, por bërthamën e tij.
Sipas tyre kështu mund të kuptojmë edhe agresionin e këtij virusi me kalimin e kohës./Gazeta Si/