Kryebashkiakja Sako ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në “Facebook”, të tjera detaje për “Projektin e restaurimit dhe rikualifikimit urban të zonës së ardhshme TID Durrës”.
Ndërsa bën me dije se zona e ndërhyrjes është rreth 8 ha, Sako thekson se “ky projekt i shton vlerën objekteve kryesore me interes në zonë: Amfiteatri Antik, shtëpia e Aleksandër Moisiut, Xhamia, Hamami dhe muret rrethuese të Kalasë duke e kthyer të gjithë zonën TID në një tërheqje turistike të fuqishme”.
Postimi i plotë:
👉 Me Ministren e Kulturës Elva Margariti dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim(AADF) zhvilluam dëgjesën publike në lidhje me “Projektin e restaurimit dhe rikualifikimit urban të zonës së ardhshme TID Durrës”, e cila ndodhet brenda zonës arkeologjike A në qytetin e Durrësit” ku merrnin pjesë arkitektë, anëtarë të këshillit bashkiak, qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të zonës.
📌 Zona e ndërhyrjes është rreth 8 ha. Ky projekt i shton vlerën objekteve kryesore me interes në zonë: Amfiteatri Antik, shtëpia e Aleksandër Moisiut, Xhamia, Hamami dhe muret rrethuese të Kalasë duke e kthyer të gjithë zonen TID në një tërheqje turistike të fuqishme.
E gjithë kjo punë për trashëgiminë kulturore të qytetit tonë do të sjellë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit gjithëvjetor.✅





