Drejtoria e Përgjithshme Detare, duke parë situatën e përkeqësuar meteologjike në vend dhe sidomos në porte dhe rada bën një rezyme të situatës në portet e vendit.

Deti i trazuar dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme me nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit dhe Vlorës, ndërkohë që është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit.

Ditën e nesërme pritet përmirësim i kushteve të motit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi përkeqësimin e kushteve të motit dhe situatës detare në porte dhe në rada.

Momentalisht era është me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit është 6-7 bft , shpejtësia e erës 15-20m/s dhe lartësia e dallgës është nga 1.50-2.50m.

Nga dita e nesërme pritet përmirësim i kushteve të motit

Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë:

Në portin Durrës mjetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës , më konkretisht trageti “Golden Bridge” ështe nisur nga Porti i Durrës rreth orës 1:30 kurse lundrimi me tragetin Rigel III është anulluar. Nga porti i Barit tragetet janë nisur rreth orës 5:00 të mëngjesit të ditës së sotme edhe pritet që të mbërrijnë në orën 13:00.

Gjatë mëngjesit të ditës së sotme në Portin e Vlorës trageti i linjës “Galaxy”mbërriti nga Brindisi por për shkak të kushteve të meteorolgjike po qëndron në radë. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin Sarandë anijet pasagjere të linjës me Korfuzin po operojnë normalisht.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.

Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.