Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo karakterizohet nga simptoma të ndryshueshme dhe të përsëritura si; mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë.

Këto episode mund të ndodhin disa herë në ditë ose disa herë në javë dhe veçanërisht natën.

Është një patologji që prek të gjitha moshat.

Sipas të dhënave të specialistëve alergolog të QSUT, ku AgroWeb.org bazohet, në vitin 1997 në Shqipëri rezultonte e prekur nga astma vetëm 3 përqind e popullatës, ndërsa në vitin 2018, kjo shifër arriti në 13 përqind.

Astma Në Dimër
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se astma përkeqësohet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit, falë shpërndarjes masive të viruseve të gripit dhe të ftohurës.

Mushkëritë e njeriut janë tepër të ndjeshme në këtë stinë, dhe sëmundjet respiratore mund të nxisin astmën shumë lehtë.

Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj faktorëve nxitës të astmës, rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara, muskujt ngushtohen dhe sekrecionet më të shumëta, duke e bërë marrjen e frymës më të vështirë.

Si Të Parandaloni Episodet Astmatike Në Dimër
Sipas ekspertëve, hapi i parë drejt parandalimit është që të merrni ilaçet ekzistuese me përpikmëri.

Së dyti, duhet të qëndroni sa më larg njerëzve që janë të sëmurë me grip ose janë të ftohur.

Lani shpesh duart me ujë të ngrohtë e sapun.

Shmangni prekjen e fytyrës dhe hundës me duar të palara.

Rrisni nivelin e lagështisë në shtëpi,

Ushqehuni shëndetshëm dhe sigurohuni të merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Çfarë Ndodh Gjatë Shpërthimit të Astmës
Në këtë pikë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke vështirësuar marrjen e frymës.

Nxirje të buzëve dhe thonjve,

Shtrëngim të kraharorit,

Vështirësi në të ecur dhe në të folur.

Kur goditeni nga astma, përpiquni të ruani qetësinë dhe të merrni frymë gjatë dhe thellë.

Qëndroni ulur, sepse ky pozicion lehtëson frymëmarrjen dhe rrini larg faktorit që shkaktoi këtë shpërthim.

Në çdo rast emergjence, shkoni menjëherë tek mjeku./AgroWeb.org