Edi Paloka ka zbardhur dhe 5 emrat që do të drejtojnë Komisionin për mbajtjen e Kuvendit të ditës së sotme:

“Po ju paraqes për miratim emrat e komisionit që do të drejtojnë punimet e Kuvendi. Ervin Minarolli, sekretar organizativ i PD, Ivi Kaso sekretar zgjedhor i PD, Edmond Spaho, ish-nënkryetar, Belind Këlliçi kreu i FRPD, drejtues i Komisionit. Për sekretariatin propozohen Minushe Nazaj , Nade Daullja dhe Ledio Nuraj.

Ti miratojmë këto propozime me dorë, se kush është pro. Kundër nuk ka. Ftojmë sekretarinë që të zëjë vend në podium. Suksese të gjithëve vëllezër”, tha Paloka.